Villa · Gjiri i Lalzit, Durrës

Original listing: “Vilë për shitje – perla resort, gjiri i lalzit – 495.000 €”

Perla Resort, Durrës

3

Bedrooms

2

Bathrooms

141 m²

Area

€3,511

per m²

Description

Vilë 2-Katëshe për Shitje në Perla Resort – Gjiri i Lalzit. Ofrohet për shitje një vilë 2-katëshe, në Perla Resort, një nga komplekset rezidenciale më të preferuara në Gjirin e Lalzit. Perla Resort është një kompleks rezidencial dhe turistik në Gjirin e Lalzit, i karakterizuar nga arkitektura moderne, ambientet e gjelbëruara dhe afërsia me bregdetin. Kompleksi ofron një mjedis të qetë dhe të mirëmbajtur, me siguri 24/7, pishinë të përbashkët, ambiente sportive, hapësira rekreative, si dhe bare e restorante në zonën përreth. Pozicionimi pranë plazhit dhe infrastruktura e resortit e bëjnë këtë pronë një zgjedhje të përshtatshme për ata që kërkojnë komoditet, privatësi dhe një stil jetese cilësor pranë detit. Vila ofron një organizim funksional të ambienteve të brendshme, të kombinuar me hapësira të jashtme për relaks dhe privatësi. Organizimi i vilës: kati përdhe ka ambient ndenjeje të integruar me kuzhinën, 1 tualet, verandë me akses në oborr dhe hapësirë të jashtme për relaks. Kati i parë ka 3 dhoma gjumi, 1 tualet dhe ballkon. Sipërfaqe ndërtimi e dy kateve: 130 m². Sipërfaqe verande: 10.6 m². Post parkimi: 13.8 m². Një mundësi e shkëlqyer për të pasur një shtëpi pushimi në një nga destinacionet më të kërkuara të bregdetit shqiptar.

Features

gardenbalconyparking

Asking price

€495,000

View on Homezone.al → Contact the seller

Listings are syndicated from Homezone.al; viewings and negotiation happen with the seller there.