Durrës · Turquoise Marina
Villa · Turquoise Marina, Durrës
€800,000

Original listing: “Vile 2-kate+papafingo rrashbull koder durres 530m²”
Gjykata e Apelit, Durrës
4
Bedrooms
3
Bathrooms
300 m²
Area
€900
per m²
Në një nga zonat më të qeta dhe të kërkuara të Durrësit, në kodrën mbi Gjykatën e Apelit (drejt ish Mullirit të Bullgarit), ofrohet për shitje një vilë me ndërtim cilësor dhe akses direkt në rrugë të asfaltuar. Detajet e pronës: Sipërfaqe toke 530 m², sipërfaqe trualli 312.55 m², sipërfaqe ndërtese 103.95 m² për kat. Vila është e organizuar në 3 nivele. Kati 0: garazh, sallon, 1 dhomë gjumi dhe 1 tualet. Kati 1: 2 dhoma gjumi, sallon, kuzhinë, 1 tualet, verandë në pjesën ballore dhe ballkone në çdo dhomë. Papafingo: sallon, 1 dhomë, 1 tualet dhe 1 depo. Shkallët e brendshme janë parashikuar, ende të pa vendosura, me mundësi realizimi në hekur dhe dru sipas preferencës. Ndërtimi ka sistem kapot me izolim termik, instalim për ngrohje me gaz dhe infrastrukturë moderne për kondicionerë në të gjitha ambientet. Prona shitet në fazë përfundimtare ndërtimi; mungojnë vetëm dyert, dritaret dhe shtresat përfundimtare.
Asking price
€270,000
View on Homezone.al → Contact the sellerListings are syndicated from Homezone.al; viewings and negotiation happen with the seller there.
Durrës · Turquoise Marina
€800,000
Durrës
€135,000
Durrës · Gjiri i Lalëzit
€185,000
Durrës
€79,800