Apartment · Liam 2 Residence, Golem

Original listing: “Filluan shitjet ne liam 2 residence, golem”

1

Bedrooms

1

Bathrooms

55 m²

Area

€1,207

per m²

Description

Ju prezantojm LIAM 2 Residence, një projekt rezidencial modern në një nga zonat më të kërkuara të bregdetit shqiptar, në Golem, vetëm rreth 350 metra nga plazhi me rërë. LIAM 2 Residence është konceptuar për të ofruar një kombinim të harmonizuar mes komfortit modern, cilësisë së ndërtimit, funksionalitetit dhe një lokacioni strategjik pranë detit. Projekti përfaqëson fazën e dytë të zhvillimit LIAM, duke vijuar konceptin e rezidencës LIAM 1, e pozicionuar në afërsi të drejtpërdrejtë. Rezidenca ofron një përzgjedhje apartamentesh me organizime të ndryshme, nga studio dhe apartamente 1+1, 2+1, duke i përshtatur nevojave të ndryshme për banim, pushime apo investim. KARAKTERISTIKAT E REZIDENCËS • Pozicionim vetëm rreth 350 m nga deti • Arkitekturë moderne dhe koncept bashkëkohor rezidencial • Pishinë për përdorim të rezidentëve • Fitness center • Parkim nëntokësor • Ashensorë modernë • Ambiente të përbashkëta të mirëorganizuara • Apartamente me sipërfaqe dhe konfigurime të ndryshme • Mundësi për blerje të parkimit në garazhin nëntokësor IDEALE PËR BANIM DHE INVESTIM Pozicioni i LIAM 2 Residence e bën projektin të përshtatshëm si për banim sezonal dhe pushime pranë detit, ashtu edhe për banim gjatë gjithë vitit. Njëkohësisht, vendndodhja në Golem dhe kërkesa e lartë për akomodim turistik e bëjnë projektin të përshtatshëm edhe për investim dhe dhënie me qira, veçanërisht për qira afatshkurtra gjatë sezonit turistik. Golemi ofron një kombinim të plazheve me rërë, shëtitores, restoranteve, bareve, supermarketeve dhe shërbimeve të përditshme, ndërsa pozicionimi pranë aksit kryesor e bën zonën lehtësisht të aksesueshme. LIAM 2 Residence është një mundësi për ata që kërkojnë një apartament modern pranë detit, në një zonë me zhvillim të vazhdueshëm dhe me potencial për përdorim personal ose investim.

Features

parkingwheelchair_access

Asking price

€66,360

View on Homezone.al → Contact the seller

Listings are syndicated from Homezone.al; viewings and negotiation happen with the seller there.