2+1 apartment · Durres Tower, Durrës

Original listing: “Apartament 2+1 për shitje , durrës tower”

2

Bedrooms

1

Bathrooms

130 m²

Area

Description

Me teknologjinë antisizmike japoneze, për herë të parë në vend, këto 4 kulla rezidenciale përfaqësojnë modernitetin, sigurinë dhe vizionin e së ardhmes. I pozicionuar në një nga zonat më strategjike të Durrësit, projekti lidh në një pikë të vetme detin, qendrën e qytetit dhe infrastrukturën kryesore të rajonit. Projekti Durres Tower përbëhet nga kulla rezidenciale moderne, të konceptuara për të ofruar një standard të lartë jetese përmes arkitekturës bashkëkohore, organizimit funksional dhe një pozicionimi që garanton akses të shpejtë në pikat kryesore të qytetit dhe më gjerë. Arkitekturë dhe Cilësi Ndërtimi: fasadë moderne me xhama premium, lartësi kati 3.4 metra, orientim i studiuar për ndriçim natyral maksimal, hapësira të bollshme dhe veranda me pamje panoramike, përfundime cilësore dhe standard i lartë ndërtimi. Struktura është projektuar për qëndrueshmëri afatgjatë dhe përballim të kushteve sizmike, me sistem izolimi sizmik hibrid të implementuar nga inxhinierë japonezë, rezistencë të projektuar deri në 9 ballë të shkallës Rihter, standarde Eurocode për siguri dhe zjarrmbrojtje, 5 ashensorë për kullë, sisteme evakuimi dhe menaxhimi zjarri. Në Durres Tower, kushtet financiare janë të organizuara për të lehtësuar procesin e blerjes: sipërfaqe apartamentesh 82–167 m², rezervim 5,000 €, pagesë me këste të strukturuara dhe mundësi financimi bankar pa kolateral.

Asking price

€0

View on Homezone.al → Contact the seller

Listings are syndicated from Homezone.al; viewings and negotiation happen with the seller there.