Vlorë · Uji i Ftohtë
Apartament 2+1 · Uji i Ftohtë, Vlorë
178.000 €

Titulli origjinal: “Villa - For Sale - Vlorë, Vlorë”
2
Dhoma gjumi
1
Banjo
112 m²
Sipërfaqe
1.027 €
për m²
Shtëpi Private për Shitje në Vlorë, Zona Sherishtë, vetëm 10 km nga deti dhe qendra e qytetit. Kjo pronë është e gatshme për të jetuar, me kushte moderne, komoditet maksimal dhe ambient të qetë natyror. Sipërfaqe ndërtimi: 112 m². Sipërfaqe totale e truallit (aktualisht): rreth 800 m² (300 m² në dokumente). Ka 2 dhoma gjumi, kuzhinë dhe sallon me pamje të hapur, 1 banjo dhe tarracë të bollshme. Hapësirë parkimi për 2 makina. Dokumentacion i rregullt gati për shitje. Gjendje e shkëlqyer, nuk kërkon investim shtesë. Dritare dopio xham dhe derë hyrëse dyshe për izolim maksimal. Ka 3 kondicionerë inverter për freski dhe ngrohje efikase, sobë me naftë, sobë peleti dhe konvektorë në çdo dhomë. Çatia është e izoluar me shkumë poliuretani 5 cm. Ka sisteme të automatizuara për mbushjen e rezervuarit dhe rritjen e presionit të ujit në banjë, lidhje me energji elektrike, ujë të pijshëm dhe kanalizime, si edhe pus privat me ujë të pastër dhe të pijshëm. Ambienti i jashtëm ka kopsht me pemë frutore, duke përfshirë portokalle, mandarina, fiq, shegë, ftua, bajame, rrush dhe nespulla.
Çmimi i kërkuar
115.000 €
Shiko në Homezone.al → Kontakto shitësinListimet sinkronizohen nga Homezone.al; vizitat dhe negocimi bëhen me shitësin atje.
Vlorë · Uji i Ftohtë
178.000 €
Vlorë · Radhime
294.000 €
Vlorë · Shkolla Ismail Qemali
70.000 €
Vlorë
175.000 €