Apartament 3+1 · Qerret, Kavajë

Titulli origjinal: “Shitet apartament 3+1 me verande - seastra residence - qerret”

Seastra Residence, Kavajë

3

Dhoma gjumi

1

Banjo

113 m²

Sipërfaqe

2.434 €

për m²

Përshkrimi

SEASTRA – NJË MËNYRË E RE PËR TË JETUAR PRANË DETIT. Zbuloni Seastra, një projekt rezidencial ekskluziv në Qerret, Kavajë, i projektuar me një arkitekturë organike, të frymëzuar nga format e natyrës. Katër godinat ndërthurin elegancën moderne me gjelbërimin, dritën natyrale dhe atmosferën relaksuese të bregdetit. Kompleksi përbëhet nga 4 godina banimi me nga 11 kate mbi tokë dhe 2 nivele nëntokësore, të dedikuara për vende parkimi. Rezidenca do të ofrojë gjithashtu pishinë, të aksesueshme si nga hoteli, ashtu edhe nga banorët e rezidencës. Tipologjitë e disponueshme: studio, apartamente 1+1, 2+1 dhe 3+1 (në numër të kufizuar). Ndodhet vetëm 300 m nga deti, pranë Palm Paradise, 17 km nga Porti i Durrësit, 40 km nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe 50 km nga Tirana. Faza e ndërtimit: punimet e themelit. Përfundimi i planifikuar: maj 2029. Kushte fleksibël pagese: 1% për rezervimin e apartamentit, 30% në nënshkrimin e kontratës, 6 këste nga 10% çdo 5 muaj, 5% në dorëzimin e çelësave dhe 5% me pajisjen e certifikatës së pronësisë. Apartament 3+1 me sipërfaqe totale 113 m² dhe sipërfaqe të brendshme 82 m², në katin e 6-të. Ka 3 dhoma gjumi dhe 1 tualet. Nuk ka hipotekë.

Karakteristika

balcony

Çmimi i kërkuar

275.010 €

Shiko në Homezone.al → Kontakto shitësin

Listimet sinkronizohen nga Homezone.al; vizitat dhe negocimi bëhen me shitësin atje.