Penthouse · Lungomare, Vlorë

Titulli origjinal: “Penthouse - Për Shitje - Lungomare, Vlorë”

2

Dhoma gjumi

2

Banjo

300 m²

Sipërfaqe

2.300 €

për m²

Përshkrimi

PENTHOUSE EKSKLUZIV NË SHITJE LUNGOMARE, VLORË. Vija e parë me pamje panoramike nga deti. Një pronë e veçantë në një nga zonat më të kërkuara të Vlorës, vetëm pak hapa nga Lungomarja dhe me një pamje të hapur drejt detit. Ky penthouse kombinon një apartament modern dhe komod me një tarracë spektakolare. Sipërfaqe totale 300 m², apartament 115 m² dhe tarracë private 185 m². Ka 2 dhoma gjumi, 2 tualete, ambient të madh ndenjeje dhe ngrënieje, kuzhinë moderne të integruar, mobilim të ri dhe cilësor, si dhe dritare të mëdha që ofrojnë ndriçim natyral dhe pamje drejt detit. Tarraca është organizuar me zona relaksi, shezlongë dhe ambient ngrënieje. Apartamenti ka stil modern dhe elegant, dysheme me efekt mermeri, ndriçim dekorativ, sallon të gjerë me dalje direkte në tarracë dhe pamje panoramike nga Gjiri i Vlorës. Vjen në shitje bashkë me një garazh në katin -1 të pallatit.

Karakteristika

parking

Çmimi i kërkuar

690.000 €

Shiko në Homezone.al → Kontakto shitësin

Listimet sinkronizohen nga Homezone.al; vizitat dhe negocimi bëhen me shitësin atje.